Një kallëzim me pretendime serioze ndaj një zyrtareje të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (AKRK) është duke u trajtuar nga Departamenti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës, mëson ekskluzivisht Sinjali.
Sipas dokumenteve që ka siguruar Sinjali, kallëzimi është paraqitur nga Albion Rexhepi, ushtrues detyre i Udhëheqësit të Divizionit për Marrëveshje të Ndaluara në AKRK dhe mbikëqyrës i drejtpërdrejtë i inspektores Gresa Latifi, i cili ka kërkuar nisjen e hetimeve formale ndaj saj për atë që ai e përshkruan si dyshime të arsyeshme dhe serioze për tejkalim të kompetencave dhe autorizimeve zyrtare.
Në shkresën disafaqëshe, të dorëzuar pranë organeve të hetimit, renditen një varg pretendimesh që, sipas kallëzuesit, kanë cenuar funksionimin e Autoritetit të Konkurrencës dhe besueshmërinë e procedurave administrative.
Dokumenti përshkruan ngjarje që lidhen me administrimin e dokumenteve konfidenciale, komunikimet me palët në procedurë, menaxhimin e dosjeve hetimore dhe respektimin e rregullave të brendshme institucionale.
Sipas kallëzimit, një nga episodet lidhet me printimin e mbi 200 faqeve dokumente, përfshirë komunikime elektronike dhe materiale zyrtare, veprim për të cilin pretendohet se kishte ngritur shqetësime brenda institucionit dhe kishte nxitur kërkesa për sqarime nga drejtuesit e Autoritetit.
Në dokument përmenden gjithashtu pretendime për kontakte joformale me një palë në procedurë administrative, komunikime jashtë kanaleve institucionale dhe veprime të tjera që, sipas autorit të kallëzimit, duhet të jenë objekt i verifikimit penal.
Kallëzuesi pretendon se për mbështetjen e këtyre dyshimeve u janë dorëzuar organeve të hetimit materiale të shumta, përfshirë komunikime me email, transkripte takimesh, incizime, dokumentacion administrativ dhe prova të tjera që, sipas tij, hedhin dritë mbi rrethanat e rastit.
Në të njëjtën shkresë thuhet se ndaj inspektores ishte zhvilluar edhe një procedurë disiplinore, e cila, sipas autorit të kallëzimit, kishte rezultuar me vendim për suspendim, ndërsa ai pretendon se vendimi nuk është ekzekutuar dhe se zyrtarja ka vazhduar të ushtrojë funksionin e saj dhe të ketë qasje në dokumente dhe materiale konfidenciale të institucionit.
Sinjali ka mësuar se materialet e dorëzuara janë duke u shqyrtuar nga organet kompetente, ndërsa në ditët në vijim do të publikojë dokumente dhe materiale të tjera që lidhen me këtë rast.
Shënim: Pretendimet e përshkruara më sipër burojnë nga kallëzimi i dorëzuar pranë organeve kompetente dhe nuk përbëjnë konstatim të përgjegjësisë penale. Personi i përmendur gëzon prezumimin e pafajësisë deri në një vendim përfundimtar të organeve të drejtësisë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



