Shqiptarët në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe Sanxhak i pret një muaj me aktivitete kulturore e artistike

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi ka bërë të ditur se për herë të parë Këshilli Kombëtar Shqiptar, me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Shqipërisë dhe asistencën e Ambasadës së Shqipërisë në Beograd, organizon një muaj të tërë me aktivitetet kulturore, artistike dhe identitare në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe Sanxhak.

Ai përmes një postimi në Facebook tha se do të manifestohet dentiteti shqiptar, duke e mbajtur gjallë frymën kombëtare dhe krenarinë shqiptare tek shqiptarët e Luginës dhe Sanxhakut.

“Nën qëllimin #VeçShqip, në NëntorLugine do të manifestojmë identitetin shqiptar, duke e mbajtur gjallë frymën kombëtare dhe krenarinë shqiptare tek shqiptarët e Luginës dhe Sanxhakut. Pra më shumë Kosovë e Shqipëri në Luginë nuk është më thjeshtë moto, është mënyrë funksionimi për ne”.

“Javën e kaluar filluam implementimin e programit të shpëndarjes së buxhetit të ndarë për Luginën e Sanxhakun nga Republika e Kosovës, duke hapur 4 konkurse për fushat që prekin identitetin kombëtar.  Sot, po fillojmë implementimin e projektit me Ministrinë e Turizmit, Kulturës e Sportit, me aktivitete të shumta duke shënuar e manifestuar identitetin kombëtar”, ka shkruar Rexhepi./Klankosova.tv

The post Shqiptarët në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe Sanxhak i pret një muaj me aktivitete kulturore e artistike appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news