Më 4 nëntor, Klan Kosova raportoi për mungesë të materialeve bazike për trajtimin e pacientëve në dializë.
Veç këtij raportimi, mediumi trajtoi këtë çështje edhe ditëve në vijim, duke folur edhe me pacientë në Spitalin e Mitrovicës që tregonin se nga 4 orë sa zgjat trajtimi, atyre po u ofrohen vetëm 2 orë.
“Krizën” e kishin konfirmuar edhe nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), teksa patën thënë se pa nënshkrim të një kontrate të re, nuk zgjidhet problemi.
Ndërsa sot, ShSKUK doli me një njoftim duke thënë se “shërbimet e dializës nuk janë ndalur”.
“Pacientët po e marrin trajtimin e tyre të rregullt, në QKUK, por edhe spitalet e përgjithshme”, tha ky institucion.
Për momentin, SHSKUK tha se ka material të mjaftueshëm për zhvillimin e seancave “dhe nuk ka pasur asnjë vonesë në ofrimin e shërbimeve”.
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës tha se ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që furnizimi të stabilizohet plotësisht.
Më poshtë, disa nga raportimet e Klan Kosova:
ShSKUK me furnizim të numëruar për dializë (VIDEO) – Klan Kosova
Mungesa e materialit mjekësor: Duhen katër orë dializë, ofrohen vetëm dy (VIDEO) – Klan Kosova
Mungesa e materialit lë pacientët e hemodializës në pritje në Mitrovicë (VIDEO) – Klan Kosova
The post ShSKUK njofton se pacientët në dializë po marrin trajtim të rregullt appeared first on Klan Kosova.



