Shtatë deputetë të pakicave joserbe të gatshëm për të votuar pro Qeverisë KurtiSinjali

Elbert Krasniqi, kryetari i Iniciativës së re Demokratike të Kosovës (IRDK), sot ka deklaruar se shtatë deputetë nga komunitetet pakicë joserbe janë të gatshëm të votojnë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe për formimin e një Qeverie të re, udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, raporton Gazeta Sinjali.

Krasniqi tha se mbështetja për Qeverinë Kurti është një akt i domosdoshëm, pasi, sipas tij, “Kurti i ka fituar zgjedhjet dhe ka shumicën e shqiptarëve. Tash po i relatizojmë numrat, por është 42.3%, është shumë, është thuajse sa të gjithë të tjerët bashkë dhe për neve ky është një vlerësim i qytetarëve të Kosovës i rëndësishëm dhe që duhet të respektohet”, tha ai para mediave.

Pas regjistrimit si deputet në Kuvendin e Kosovës, Krasniqi konfirmoi se qëndrimi i mbështetjes për Qeverinë Kurti është i njëjtë për të gjithë deputetët e grupit parlamentar të pakicave joserbe, të cilët deri më tani numërojnë shtatë deputetë.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news