Shtatë persona kanë humbur jetën në një përplasje midis një autobusi turistik dhe një kamioni pranë Parkut Kombëtar Yellowstone në Shtetet e Bashkuara.
Aksidenti ndodhi të enjten, sipas orës lokale, pranë Parkut Shtetëror të Liqenit Henrys në Idahon lindore. Tetë persona të tjerë janë plagosur, raporton CNN.
Të dy automjetet u përfshinë nga flakët dhe aksidenti është duke u hetuar. Gjashtë nga shtatë të vdekurit vijnë nga vende jashtë Shteteve të Bashkuara.



