“Këtu kemi lindjen fillestare jo vetëm të komunikimit, por edhe të diplomacisë në kushte të jetës së vështirë politike, por që ka qenë, diplomacia më e suksesshme Kosovës”, ka thënë Lumir Abdixhiku në intervistën për Rubikon, pikërisht nga Shtëpia e Pavarësisë në Prishtinë.
Dikur selia e Lidhjes së Shkrimtarëve, tani “Muzeu i Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova”, i ruan gjurmët e rrugëtimit të figurave kryesore të shtetndërtimit. Shtëpia e vogël që bartë brenda vetës histori të rëndësishme, është hapur për publikun në vitin 2007.
Nga aty kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Lumir Abdixhiku ka folur për punën dhe aleancat me shtete mike që krijoi Kosova para tre dekadash.
“Këtu është historiku i gjithë lëvizjes së madhe të viteve `90, për liri, pavarësi e demokraci e prezantuar në një shtëpi, e komunikimit me jashtë. Këtu ka qenë zyra e Presidentit Rugova, salla e konferencave, zyra e Qendrës Informative për Kosovën. Kjo shtëpi kaq e vogël është bërë një shpresë e madhe e gjithë Kosovës”.
“Se kjo shtëpi ka qenë pengesë për forcat serbe e dëshmon edhe fakti se në natën e bombardimeve ishte djegë Ambasada Amerikane, kurse të nesërmen kjo shtëpi si pikë targeti specifik, si hakmarrje. Këtu është edhe fotografia e shtëpisë së djegur. E vetmja fotografi e mbijetuar është kjo e Ibrahim Rugovës me Anton Çettën”, tha Abdixhiku për Rubikon.
Abdixhiku tha se në këtë objekt është bërë punë epokale për të bindur rreshtimin e aleatëve në krah të Kosovës.
“Në këtë hapësirë ka pasur punë epokale në bindjen e çdo aleati potencial në botë, që të bëhet krah me ne. Në këtë periudhën e fundit katër vjeçare është rrotulluar kjo tavolinë e drejtimit, ka bindje maksimale për të larguar secilin aleat që kemi pas afër nesh”.
“LDK është pjesë e familjes së madhe Evropiane tash e shoh se sa e vështirë është të shtysh përpara narracionin e Republikës së Kosovës përballë narracionit të Serbisë, që populli serb po shtypet gjë që nuk është e vërtetë. Këtu ne kemi lindjen fillestare jo vetëm të komunikimit po edhe të diplomacisë në kushte të jetës shumë të vështirë politike, por që ka qenë, diplomacia më e suksesshme sepse për pak vite ka arritë që gjithë aleancën perëndimore ta rreshtoj krah Kosovës”, tha Abdixhiku.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>



