“Shtëpia pite” shitet për 350 mijë dollarë (VIDEO)

Një shtëpi e pazakontë në formë të “pites” në një pjesë të Çikagos, është shitur për 350 mijë euro.

E ndërtuar në vitin 2003, ajo tërheq vëmendjen për dizajnin e saj të pazakontë, me një gjerësi prej vetëm 3 metra në njërin fund, që fillimisht shkaktoi kritika nga banorët, por tani është bërë një simbol i komunitetit.

Shtëpia ka 148 metra katrorë hapësirë jetese, dy dhoma gjumi, dy banjo dhe një banjo shtesë, si dhe një hapësirë parkimi për deri në katër automjete. Është e pajisur me kuzhinë të re me pajisje të çelikut inox.

Në vitin 2020 “Pie House” u bë e njohur në shoubiz, kur u shfaq në emisionin “The Tonight Show” me Jimmy Fallon, i cili bëri shaka mbi formën e saj.

Shtëpia tani konsiderohet si një “pasuri arkitekturore lokale”.

The post “Shtëpia pite” shitet për 350 mijë dollarë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news