Shteti hesht, dhuna flet: Rrahja mes gjashtë të miturave trondit Kosovën (VIDEO)

Gjashtë të mitura janë arrestuar të martën në Drenas e Gjilan, nën dyshimin se kanë qenë të përfshira në rrahje, madje duke përdorur edhe mjete të mprehta.

Ky fenomen shqetësues ka qenë temë diskutimi sot në emisionin “Ora Shtatë”, ku psikologia Atifete Syla thotë se faktori kryesor i këtyre rasteve është familja, transmeton Klankosova.tv.

“Është shqetësuese. Është rritur numri i rasteve të dhunës tek të rinjtë, sidomos tek të miturit. Ka disa faktorë këtu që ndikojnë. Faktori kryesor është gjithmonë familja, ekspozimi i fëmijës ndaj dhunës, ose ka qenë vet i abuzuar. Pastaj janë institucionet, shkollat, rrethi ku jeton. Mendoj që gjithë këto probleme që kemi si vend, nuk e marrim shumë seriozisht dhe mendojmë se nuk ndikojnë këta faktorë, por ndikojnë”, u shpreh Syla.

Nga ana tjetër, gazetarja Agnesa Demaj thotë se është shqetësuese se lidhur me këto raste të dhunës me të mitur, nuk ka reagim nga institucionet shtetërore, e krerët shtetërorë.

Arrestohen tri të mitura në Drenas pas përfshirjes në një rrahje

Përleshje me thikë mes tri të miturave në Gjilan

The post Shteti hesht, dhuna flet: Rrahja mes gjashtë të miturave trondit Kosovën (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news