Një person i cili kishte shtënë me armë zjarri më 5 prill të këtij viti në një aheng në Drenas, është arrestuar pas më shumë se një muaji, më 18 maj.
Sipas policisë, te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar arma e llojit pistoletë me gaz 9 mm, transmeton Klankosova.tv.
Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.



