Gazetarja Qëndresa Tërshani ka rrëfyer për ngjarjen që kishte ndodhur në Emergjencën e Ferizajt dje ku nëna dyshohet të ketë privuar nga jeta foshnjën e saj.
Tërshani po ashtu ka zbuluar se nëna është duke u trajtuar vetë, dhe ende nuk është marrë në pyetje për rastin.
“Disa detaje e bëjnë më të rëndë [rastin]. Vetë kryerja e veprës penale të dyshuar Brenda një institucioni publik, brenda Emergjencës në Ferizaj, e bën edhe më të rëndë rastin, sidomos detajet se si e dyshuara ka shkuar fillimisht ne Emergjencë, ka kërkuar tretman mjekësor sa u përket shqetësimeve të saj shëndetësore që I ka pasur, të tjera pra, pastaj ka kërkuar të shkojë në tualet dhe aty dyshohet se e ka kryer procesin e lindjes vetëm dhe po ashtu edhe vrasjen për çka po hetohet nga prokuroria”, ka rrëfyer Tërshani në Kosova Today.
“Stafi shëndetësor e vërejti i pari, ka shkuar në vendngjarje, i ka ofruar ndihmë të resë edhe fëmijës, janë munduar ta kthejnë në jetë pasi dyshojnë se ai ka qenë i ngufatur por ka qenë përpjekje e kotë sepse foshnja ka qenë në gjendje të rëndë, gjera e reja po vazhdon të marrë tretman në gjinekologji, sipër vendit ku ka ndodhur ngjarja”.
“Siç kam informacion, nuk është marrë ende një pyetje në detaje”.



