Ideatori i flamurit të Kosovës, Muhamer Ibrahimi, ka ndarë detaje interesante mbi procesin e dizajnimit të tij, që nga ideja fillestare e deri te finalizimi.
Ai ka treguar në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova, se në konkursin për flamurin e ri të shtetit kanë ekzistuar disa kritere strikte, duke përjashtuar përdorimin e ngjyrave kuq e zi dhe shqiponjës dykrenare, për të shmangur identifikimin e Kosovës si shteti i dytë i shqiptarëve, njofton Klankosova.tv.
Një tjetër kërkesë ka qenë përfaqësimi i të gjitha komuniteteve në flamur, duke reflektuar diversitetin e Kosovës.
Ibrahimi kishte dorëzuar pesë versione të flamurit para 17 viteve e gjysmë, nga të cilat njëri u zgjodh për të simbolizuar shtetin e ri.
Intervisten e plotë, ndiqeni në videon e mëposhtme:
The post Si u krijua Flamuri i Kosovës? – ideatori zbulon detajet (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.



