Sigurimet shëndetësore, Avdyli: Është mashtrim, pas zgjedhjeve do të harrohet (VIDEO)

Ish-deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli ka folur lidhur me deklarimin E ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia se që nga dje ka hyrë në fuqi zbatimi i Ligjit për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Ai në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova u shpreh se ky është vetëm një mashtrim dhe se Ligj për Sigurime Shëndetësore ka prej më shumë se një dekadë.

“Si kryetar i Komisionit për Shëndetësi dhe anëtar i vjetër i Komisionit për Shëndetësi, mund të them që edhe ky është një mashtrim, për shkak se Ligj për Sigurime Shëndetësore kemi më shumë se një dekadë”, tha ai.

Avdyli gjithashtu u shpreh se Fondi ekziston, por sigurime nuk ka dhe sipas tij, kjo gjë pas zgjedhjeve do të harrohet.

“Fondi ekziston, por sigurime nuk kemi dhe besoj që kjo pas zgjedhjeve ka me u harru, unë shumë kam punuar që ky Ligj të merr udhë, të aprovohet edhe Ligji i ri i Sigurimeve Shëndetësore”, deklaroi ai.

Latest news
Related news