Sheqa dhe Gjyla janë dy nga personazhet më të dashura të humorit për publikun shqiptar. Pas mosmarrëveshjes që dikur “Stupcat” patën dhe që rezultoi me ndarjen e tyre, këtë dyshe e pamë prapë bashkë në një serial tjetër.
Por, ata po vijnë prapë bashkë në një projekt gjigant, i cili nuk është serial. Bëhet fjalë për një videoklip muzikor që po realizohet nga EnterMedia.
Burime për Prive Klan Kosova kanë mësuar se bëhet fjalë për një videoklip për këngëtarin Sin Boy, dhe ky projekt kap vlerën e më shumë se 50 mijë euro, duke e bërë kështu një nga më të shtrenjtët në industri.
Sin Boy, pas disa koncerteve në Greqi, ku siç pamë në rrjetet sociale ka mbledhur mbi 80,000 spektatorë, pritet të rikthehet në skenën muzikore shqiptare.
The post Sin Boy bën bashkë Sheqën me Gjylën (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.



