Sinjali me informatat e para për aksionin në Prizren – por Policia e Prokuroria ftojnë të tjerë dhe heshtin për burimin që s’e rrezikoi operacioninSinjali

Gazeta Sinjali ka pasur informacion të saktë, të konfirmuar dhe të dokumentuar për aksionin antidrogë në Prizren që nga orët e para të mëngjesit. Burimet tona zyrtare na kishin njoftuar për lëvizjen që do ndodhte, por për të mos rrezikuar operacionin dhe hetimet në vijim, ne zgjodhëm të mos e publikojmë lajmin deri në realizimin e plotë të goditjes dhe sekuestrimin e provave. Për këtë kemi prova të padiskutueshme!

Kjo është përgjegjësia që mban një medium serioz dhe profesional, që nuk e sheh lajmin si garë për klikime, por si angazhim për të mbrojtur interesin publik dhe të vërtetën.

Përkundër këtij qëndrimi, Policia dhe Prokuroria zgjodhën të ftojnë disa media të tjera në vendin e ngjarjes, duke krijuar një situatë paradoksale: ata që ruajtën operacionin, u lanë anash; ndërsa të tjerët, të thirrur pas goditjes, përfituan në emër të një ekskluziviteti që nuk ishte i tyre.

Kjo qasje selektive është e padrejtë, e pakuptimtë dhe dëmton besimin institucional që mediat duhet ta kenë kur veprojnë me etikë. Është për të ardhur keq që Sinjali, i cili kishte informatat i pari dhe heshti për hir të suksesit të hetimit, u penalizua me heshtje dhe përjashtim.

Gazeta Sinjali nuk ka nevojë të shpikë. Ne i dimë të parët, i vërtetojmë të parët, por flasim atëherë kur është e drejtë – jo kur është vetëm komode për institucionet.

Apelojmë publikisht ndaj Policisë dhe Prokurorisë që të trajtojnë me barazi të gjitha mediat dhe të mos mbështesin praktika të përzgjedhjeve klienteliste në komunikim publik.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news