Sipas Shkurtës, Shqipëria sheh Kosovën veç si para

Shkurta Haxhiu, në emisionin “Ora Shtatë”, foli rreth pritjes së popullit kosovar në Shqipëri, konkretisht gjatë sezonit veror.

Sipas saj, Shqipëria gjatë kësaj periudhe, kosovarët i sheh si “pare”, transmeton Klankosova.tv.

“Unë e kam atë mendimin që Shqipëria në sezonin veror neve na sheh si pare. Sa i përket atij mendimi që e kam dhënë nuk e ndërroj, sepse e kam dhënë nga përvoja personale”,  u shpreh Haxhiu.

“Vlera e njerëzillëkut asnjëherë nuk duhet të jetë pas parasë. Unë mendoj që është një humbje e madhe, duke humbur kështu turistët. Kështu që njerëzillëku duhet të renditet e pari, pastaj parja, ani pse paraja është mjet financiar që na nevojitet të gjithëve”, u shpreh tutje ajo.

The post Sipas Shkurtës, Shqipëria sheh Kosovën veç si para appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news