S’ka të lënduar nga gjuajtja me armë në Breg të Diellit

Policia i ka konfirmuar raportimet për të shtëna me armë zjarri në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, e cila tha se nuk raportohet për persona të lënduar.

“Rreth orës 17:30 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë”.

“Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Ahmeti për Klankosova.tv.

Po ashtu, ajo tha se aktualisht hetuesit policorë kanë nisur një hetim në lidhje me rrethanat e këtij rasti.

Dyshohet për gjuajtje me armë në Prishtinë

The post S’ka të lënduar nga gjuajtja me armë në Breg të Diellit appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news