Sonte në Kiks Kosova – punësimet partiake në Qeverinë Kurti

Sonte në Kiks vjen një hulumtim për nepotizmin dhe punësimet partiake.

Kiksi ka qenë në Kamenicë, ku një mësuese, e cila pranon se ka librezë të Vetëvendosjes tash e gjashtë muaj merr rrogën e arsimtares.

Në anën tjetër, asnjë nxënës apo pjesëtar i stafit të shkollës ku është e punësuar nuk e njeh.

Ajo është kapur në shtëpinë e saj me pizhama gjatë orarit të punës.

Njëkohësisht, ajo është motra e një drejtori të VV-së në Kamenicë.

Në pjesën e parë Kiksi sjell disa deklarata të Kurtit për nepotizmin, dhe më pas prezanton skemën nepotike të VV-së.

Ndiqeni Kiks Kosovën sonte nga ora 19:00 në Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

Latest news
Related news