Ekonomia është temë qendrore e diskutimit me përfaqësuesit e partive politike Fatmir Gashi AAK, Arben Mustafa PDK dhe Selim Pacolli nga Lista për Familjen, përballë tyre janë njohësit e ekonomisë Dardan Sejdiu dhe Ilir Ibrahimi.
– Si rritet ekonomia e Kosovës, sipas këtyre subjekteve?
– Çfarë reforma ekonomike duhet të ndërmerren?
– Çfarë investime janë paraparë në programet e tyre?
Ndërkaq në pjesën e dytë të RUBIKON-it analizojmë fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit, me panelin e përbërë nga Labinot Balaj, Avni Arifi, Berat Buzhala, Aida Dërguti dhe Rrahman Paçarizi.
– Çfarë fushate jemi duke parë nga partitë politike?
– Në çka po fokusohen kandidatët për kryeministër?
– Cilat tema po dominojnë?
Këto dhe shumë të tjera sonte në Klan Kosova, nga ora 20:45.
The post Sonte në Rubikon, AAK, PDK e Lista për Familjen flasin për ekonominë appeared first on Klan Kosova.



