Sorenseni takon ndaras liderët e Kosovës dhe ministrat serbë: Ramë dakord për nevojën për përparim

Përfaqësuesi i ri i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi Peter Sorensen, ka takuar gjatë ditës presidenten e vendit, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla.

Sorensen bëri të ditur se gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih ka takuar edhe ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq dhe ministren për Integrime Evropiane të Serbisë, Tanja Misçeviq.

“Të gjithë ramë dakord për rëndësinë e diskutimeve të hapura dhe nevojën për përparim”, tha Sorensen, transmeton Klankosova.tv.

The post Sorenseni takon ndaras liderët e Kosovës dhe ministrat serbë: Ramë dakord për nevojën për përparim appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news