Sot mblidhet KQZ-ja, në rend dite ndryshimi i lokacionit të Qendrave të Votimit në Leposaviq

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot nga ora 13:30 mban mbledhjen e radhës.

Në rendin e ditës janë shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për ndryshimin e lokacionit të Qendrave të Votimit në Leposaviq, e shqyrtimi dhe miratimi i Këshillave të Vendvotimeve për vendvotimet e rregullta, me kusht dhe ekipet e numërimit në QKN, transmeton Klankosova.tv.

Pikat e rendit të ditës:

  1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së
  2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes Nr. 08/2025
  3. Këshillat e KQZ

3.1. Këshilli për Operacione Zgjedhore

3.1.1. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për ndryshimin e lokacionit të Qendrave të Votimit 1211, 1207 dhe 1210, në komunën Leposaviq

3.1.2. Shqyrtimi dhe miratimi i Këshillave të Vendvotimeve për vendvotimet e rregullta, me kusht dhe ekipet e numërimit në QKN

3.1.3. Shqyrtimi dhe miratimi i Këshillave të Vendvotimeve në Përfaqësi Diplomatike

3.2. Këshilli për Buxhet dhe Financa

3.2.1. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit Vjetorë Financiar i KQZ-së për vitin 2024,

3.2.2. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit Vjetorë të Derivate për vitin 2024,

3.3. Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë

  1. Të ndryshme

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

Latest news
Related news