Sot sfida me Anglinë, Duka: Shqipëria ka mundësinë të arrijë diçka historike

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka reaguar në prag të ndeshjes historike për Kombëtaren Shqiptare, që do të zhvillohet sot në “Wembley” kundër Anglisë.

Në një postim në Facebook, Duka thekson se përballë është një kundërshtar i fortë, por kjo nuk duhet të demoralizojë skuadrën. Ai është optimist për mundësitë e Kombëtares Shqiptare dhe beson se ka lojtarë të talentuar që mund të përballojnë çdo sfidë.

Kreu i FSHF-së  beson se Shqipëria ka mundësinë të arrijë diçka që nuk ka arritur më parë, të kualifikohet për një Kampionat Botëror. Duka bëri thirrje për besim dhe bashkëpunim të plotë mes lojtarëve, stafit dhe tifozëve për të arritur objektivat, transmeton Klankosova.tv.

“Nisim sot një tjetër sfidë, me besimin se mund të realizojmë një ëndërr! Përballë kemi kundërshtarë të vështirë, duke nisur nga Anglia, me të cilën ndeshemi sot në ‘Wembley’. Gjithsesi, kjo nuk duhet të na zbrapsë, por të na motivojë, të na bëjë bashkë, të përpiqemi dhe të vazhdojmë të jemi frymëzues për shqiptarët kudo që jetojnë. Kombëtarja jonë ka gjithashtu lojtarë të mirë, Kombëtarja jonë ka cilësi, Kombëtarja jonë ka zemër, shpirt dhe do të japë maksimumin në fushën e lojës. Në fund mund të bëjmë atë që nuk e kemi bërë asnjëherë, të shkojmë në një Kampionat Botëror. Me besim, këmbëngulje, duke qenë një trup i vetëm, lojtarë, staf e tifozë, gjithçka është e mundur!” shkroi Duka.

The post Sot sfida me Anglinë, Duka: Shqipëria ka mundësinë të arrijë diçka historike appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news