Spërkaten me ujë – Valbona me akuza të rënda ndaj Gertës: E pamoralshme që dehesh nëpër klube, të kam parë duke flirtuar

Një përplasje e ashpër ka ndodhur së fundmi në mes të Valbona Mhillit dhe Gerta Gixharit.

Derisa Gerta po lante enët, ajo filloi duke spërkatur me ujë, ku edhe ia përmendnin moralin njëra-tjetrës.

Valbona i tha që të ketë kujdes pasi e ka kursyer deri më tani për gjërat që di jashtë.

Foto: Screenshot/YouTube

Ajo e akuzon se e ka parë në një klub të natës duke flirtuar me një burrë, edhe pse është e martuar.


G Bani për incidentin me Gjestin: Nuk më kanë futur në Big Brother për t’u rrahur me njerëzit

Lexo po ashtu
G Bani për incidentin me Gjestin: Nuk më kanë futur në Big Brother për t’u rrahur me njerëzit

“Me moralin tim ke kujdes, ti je shpifëse, manipuluese të luajtura. Kam mesazhet ku më ke ftuar, doje të më bëje pjesë e klubit tënd. Me atë që ishte po pije gotë, po flirtoje. Më trego ti mua për moralin. E pamoralshme”, iu drejtua Valbona.

Foto: Screenshot/YouTube

Tutje ajo theksoi: “Shko atje rrugëve dhe bëhu tap nëpër klubet e Tiranës, ke kujdes me ujë po të them. E pamoralshme që dehesh nëpër klube natën”.

Debati i tyre eskaloi duke përmendur edhe shumë gjëra të tjera nga jashtë. /Telegrafi/

The post Spërkaten me ujë – Valbona me akuza të rënda ndaj Gertës: E pamoralshme që dehesh nëpër klube, të kam parë duke flirtuar appeared first on Telegrafi.

Latest news
Related news