Stuhia dyshohet se shkaktoi zjarr në Shirokë të Suharekës

Moti i paqëndrueshëm që ka përfshirë Kosovën, ka shkaktuar edhe dëme në disa fshatra e qytete.

Si pasojë e stuhisë së fortë që ka përfshirë komunën e Suharekës, raportohet se ka shpërthyer zjarr afër objektit të Shkollës Profesionale “Abdyl Ramaj” në Shirokë.

Në pamjet e publikuara, shihet se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me situatën.

Ende nuk dihet shkalla e dëmeve të shkaktuara. /Klankosova.tv

 

 

Latest news
Related news