Bashkëlojtari i Lionel Messit, Luis Suarez, nuk është i befasuar nga performancat fantastike të Lionel Messit në Kupën e Botës 2026.
39-vjeçari i ka shënuar që të pesë golat e Argjentinës në dy ndeshjet e para në grup që i fitoi kampioni në fuqi i Botës.
“Disa njerëz thoshin se Messi është i vjetër, por unë e shoh në stërvitje përditë”, ka thënë Suarezi.
“E dija se si po bëhej gati për këtë Kupë të botës, ai ende e ka urinë që të jetë më i miri”.



