Sulm me thikë në një qendër tregtare të Finlandës, disa të lënduar

Disa persona janë therur me thikë në një qendër tregtare në Finlandë.

Sipas raportimeve, një person është arrestuar pas incidentit i cili ndodhi në qendrën “Ratina” në qytetin e Tamperes. Policia thotë se po interviston dëshmitarë dhe ka rrethuar vendin e ngjarjes, ndërsa viktimave u është dhënë ndihma e parë, transmeton Klankosova.tv.

Tampere ndodhet në jug të Finlandës, në veriperëndim të kryeqytetit Helsinki.

Zyrtarët policorë nuk dhanë detaje mbi shkallën e lëndimeve dhe as mbi autorin e krimit.

The post Sulm me thikë në një qendër tregtare të Finlandës, disa të lënduar appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news