Valët e të nxehtit, “test i fortë” për trupin e grave – mjekët tregojnë arsyen

Temperaturat ekstreme mund të jenë më të rënda për gratë sesa për burrat, pasi ndikojnë më shumë në sistemin kardiovaskular dhe në aftësinë e trupit për të rregulluar temperaturën.

Sipas mjekes së shëndetit të grave, dr. Nighat Arif, ndryshimet hormonale dhe mënyra se si trupi reagon ndaj nxehtësisë i bëjnë gratë më të ndjeshme ndaj vapës së madhe.

Studimet tregojnë se gratë djersiten më pak dhe fillojnë të djersiten në temperatura më të larta, duke e pasur më të vështirë largimin e nxehtësisë së tepërt nga trupi, shkruan Index, transmeton Klankosova.tv.

Gjithashtu, ndryshimet në nivelet e hormoneve gjatë ciklit menstrual, shtatzënisë, periudhës së menopauzës dhe ushqyerjes me gji mund të ndikojnë në aftësinë e trupit për të kontrolluar temperaturën.

Mjekët bëjnë thirrje për më shumë kujdes dhe masa mbrojtëse, pasi ndryshimet klimatike po sjellin valë të nxehtësisë më të shpeshta dhe më intensive.

 

Latest news
Related news