Lumbardh Dellova ka bërë një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij, pasi është zyrtarizuar si futbollist i ri i klubit turk Amedspor.
Skuadra nga Turqia ka aktivizuar klauzolën e lirimit të mbrojtësit të Kombëtares së Kosovës, duke i paguar 950 mijë euro CSKA Sofias për kartonin e 27-vjeçarit, transmeton Klankosova.tv.
Me këtë marrëveshje, Dellova i jep fund aventurës së tij në futbollin bullgar, ku la përshtypje të mira me paraqitjet e tij në fanellën e klubit nga Sofja.
Mbrojtësi kosovar ka nënshkruar kontratë trevjeçare me Amedsporin dhe pritet të jetë një nga figurat kryesore në repartin defensiv të skuadrës për sezonin 2026/27.
Te klubi turk, Dellova do të ketë mundësinë të punojë me trajnerin shqiptar Besnik Hasi, ndërsa do të ndajë dhomën e zhveshjes edhe me futbollistët kosovarë Ermal Krasniqi dhe Florent Hasani.



