KFOR-i dhuron pajisje zjarrfikëse dhe shpëtimi për stacionin e ShtërpcësSinjali

Ushtarët italianë të Ekipit për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak (CIMIC), të angazhuar në Komandën Rajonale-Perëndim të misionit të KFOR-it, kanë dhuruar pajisje zjarrfikëse dhe shpëtimi për stacionin e zjarrfikësve të Komunës së Shtërpcës.

Sipas KFOR-it, ky donacion do të ndikojë në rritjen e kapaciteteve operacionale të njësisë dhe në përmirësimin e aftësisë së saj për t’iu përgjigjur në mënyrë më efikase zjarreve dhe situatave të tjera emergjente.

Nga misioni i NATO-s është theksuar se iniciativa të tilla dëshmojnë angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për bashkëpunim me institucionet dhe partnerët vendorë, me qëllim ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

KFOR-i ka rikujtuar se vazhdon ta zbatojë mandatin e tij, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për të kontribuar në sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë.

Po ashtu, misioni ka bërë të ditur se punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX, në kuadër të roleve të tyre përkatëse në fushën e sigurisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news