Një sulm rus me dron gjatë natës ka shkaktuar dëme të mëdha ndaj strehës së rrezatimit të centralit bërthamor të Çernobilit, tha të premten presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Çernobili ishte vendi i katastrofës më të madhe bërthamore në botë, kur njëri nga katër reaktorët e tij shpërtheu në vitin 1986.
Ky reaktor është i mbuluar nga një strehë mbrojtëse, e njohur si sarkofag, për mbrojtje nga rrezatimi i mbetur.
Droni rus goditi strehën e njësisë së shkatërruar në këtë central bërthamor, duke shkaktuar zjarr, i cili u shua, tha Zelensky.
Last night, a Russian attack drone with a high-explosive warhead struck the shelter protecting the world from radiation at the destroyed 4th power unit of the Chornobyl Nuclear Power Plant.
This shelter was built by Ukraine together with other countries of Europe and the world,… pic.twitter.com/mLTGeDYgPT
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 14, 2025
“Tani për tani, niveli i rrezatimit nuk është rritur dhe po vëzhgohet vazhdimisht”, theksoi ai, duke shtuar se vlerësimet fillestare tregojnë për dëme të mëdha.
“Vendi i vetëm në botë që e sulmon një zonë të tillë, uzurpon centralet bërthamore, dhe kryen luftë pa keqardhje për pasojat, është Rusia e sotme”, nënvizoi ai.



