Sulmon fizikisht djalin dhe tenton të hidhet nga kati i dytë, arrestohet i dyshuari në Podujevë

Një rast i dhunës në familje është raportuar të shtunën në Podujevë, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht djalin e tij dhe më pas ka tentuar të hidhet nga kati i dytë i shtëpisë.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 18 korrik 2026, rreth orës 08:00. I dyshuari fillimisht ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij, duke e sulmuar fizikisht dhe me një mjet të fortë.

Pas incidentit, ai ka tentuar të hidhet nga kati i dytë i shtëpisë, por në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë njësitë relevante policore, të cilat kanë arritur ta shpëtojnë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Podujevë 18.07.2026 – 08:00. Është raportuar se i dyshuari m/k fillimisht ka shkaktuar dhunë në familjen e tij duke sulmuar fizikisht dhe me mjet të fortë djalin e tij m/k, pastaj ka tentuar të bie nga kati i dytë i shtëpisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, të cilët kanë arritur ta shpëtojnë të dyshuarin. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Latest news
Related news