Vetëm 18 vjeç, Lamine Yamal vazhdon të marrë vlerësime dhe të krahasohet si një nga lojtarët më të mirë në Barcelonë dhe në ekipin e Kombëtares së Spanjës.
Në një intervistë për Eleven Sports (via Barca Universal), Wojciech Szczesny shpjegoi pse ai beson se përse Yamal tashmë është ndër futbollistët më të mirë në botë.
“Lamine bën një shfaqje dhe mendoj se kjo është vlera që ai i sjell futbollit. Falë tij, njerëzit bien në dashuri me futbollin dhe vijnë të shohin një shfaqje, jo vetëm për të parë ekipin e tyre të preferuar duke luajtur, kështu që sigurisht që ka vlerë të madhe”, ka thënë Szczesny, transmeton Klankosova.tv.
18-vjeçari ka luajtur 151 ndeshje për Barcelonën, duke shënuar 49 gola dhe dhënë 52 asistime, duke fituar dy tituj të La Liga, dy Superkupa spanjolle dhe një Copa del Rey.
Megjithatë, për portierin, vlera e Lamine qëndron jo vetëm në statistikat e tij, por në aftësinë e tij për të argëtuar dhe emocionuar tifozët.
Ai gjithashtu, transmeton klankosova.tv, foli edhe për eliminimin e vështirë të skuadrës nga Champions League kundër Atletico Madrid, duke ia atribuar fajin performancës së skuadrës:
“Kështu është futbolli, veçanërisht në fazat eliminatore: një lojë e vetme mund t’ju nxjerrë jashtë kompeticionit… Unë mendoj se është e vështirë dhe e drejtë në të njëjtën kohë, sepse askush nuk na mashtroi – ne luajtëm vetë dy ndeshje të dobëta dhe kjo është arsyeja pse humbëm mundësinë për të fituar titujt,” tha ai.
Tani, skuadra e udhëhequr nga Hansi Flick qëndron në krye të La Liga-s me 88 pikë dhe është një hap larg kurorëzimit kampion.
Me një epërsi prej 11 pikësh dhe katër ndeshje të mbetura në sezon, një barazim ose një fitore kundër Real Madridit të dielën e ardhshme në Camp Nou do të sigurojë titullin.
Fatkeqësisht, Lamine nuk do të jetë në gjendje të luaj në ndeshjen e fundit pasiqë po rikuperohet nga një dëmtim i kofshës në këmbën e majtë që do ta detyrojë atë të humbasë pjesën tjetër të sezonit me Barcën, megjithëse ylli katalunas pritet të jetë i gatshëm në gjysmë të rrugës në Kampionatin Botëror për Kombëtarën e Spanjës.



