Talenti shqiptar vazhdon me RB Leipzigun

RB Leipzig ka vendosur të vazhdojë të llogarisë në shërbimet e Brajan Grudës edhe për sezonin 2026/27, pasi klubi gjerman ka arritur marrëveshje me Brightonin për zgjatjen e huazimit të mesfushorit ofensiv.

22-vjeçari u transferua te Leipzigu në muajin shkurt të vitit 2026 dhe arriti të përshtatet shpejt, duke lënë gjurmë me paraqitjet e tij në pjesën e dytë të sezonit.

Gruda regjistroi 14 paraqitje në të gjitha garat, duke realizuar tre gola dhe duke dhuruar po aq asistime, statistika që bindën drejtuesit e klubit gjerman ta mbajnë edhe për një sezon tjetër, transmeton Klankosova.tv.

Sipas njoftimit të RB Leipzig, marrëveshja me Brightonin është arritur dhe mesfushori ofensiv do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës gjatë edicionit 2026/27.

Klubi gjerman beson se Gruda do të ketë një rol edhe më të rëndësishëm në ekip gjatë sezonit të ri, ndërsa synon të ndërtojë mbi paraqitjet pozitive që ai shfaqi pas ardhjes në Bundesliga.

Latest news
Related news