Futbollisti Etrit Talla ka komentuar humbjen e Kosovës ndaj Turqisë, dhe shuarjen e ëndrrës për Botëror.
Në emisionin “Ora Shtatë”, Talla tha se është e dhimbshme se si ‘Dardanët’ nuk arritën të kualifikoheshin, megjithatë u shpreh se Kombëtarja e donte fitoren, transmeton Klankosova.tv.
“Ishte shumë e dhimbshme me pa Kombëtaren tonë të mos shkojë në Botëror, ku jo veç unë, po shumë njerëz e mendojnë që e kemi merituar të shkojmë në Botëror”.
“Unë e pash një Kosovë që me të vërtetë e donte fitoren, por po besoj që fati nuk ishte në duart tona. E pash edhe një Turqi, ku loja nuk ishte e tyre, dhe mendoj që në çdo aspekt i kemi shkel, kur bëhet fjalë për lojë”, tha Talla në Klan Kosova.



