Target i hetimit edhe një zyrtar policor në Prishtinë – Sinjali ka emrin, por nuk e publikon për të mos e cenuar hetiminSinjali

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se hetimet që po zhvillohen në Gjakovë, e që çuan në arrestimin e tre qytetarëve dhe shoqërimin e disa zyrtarëve policorë, janë duke u zgjeruar edhe në Prishtinë, ku një tjetër zyrtar policor është futur në fokus të hetimeve.

Burime të sigurta konfirmojnë për Sinjalin se ky zyrtar është identifikuar dhe emri i tij i është bërë i ditur hetuesve.

Megjithatë, për shkak të sensitivitetit të fazës hetimore dhe për të mos rrezikuar integritetin e procedurës, emri i tij nuk publikohet në këtë fazë.

Hetimi po udhëhiqet nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK), dhe pritet që veprimet e ardhshme hetimore të përfshijnë edhe intervistimin e këtij zyrtari.

Sinjali do të vazhdojë ta ndjekë nga afër këtë rast dhe do të raportojë me transparencë për çdo zhvillim të ri, duke respektuar plotësisht dinamikën e hetimit dhe konfidencialitetin e nevojshëm.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news