Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se në qytetin e Gjakovës janë arrestuar disa qytetarë nën dyshime për përfshirje në veprimtari të paligjshme.
Arrestimet janë bërë në kuadër të një aksioni të ndërmarrë nga Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Gjakovës dhe me asistencën e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK).
Nga rasti janë arrestuar: Enrik Berisha (1998), Simon Tahiri (1999) dhe Bellmando Pali (2005).
Fillimisht, njëri nga ta u arrestua dhe u ndalua me urdhër të prokurorit, ndërsa dy të tjerët u lokalizuan dhe u arrestuan më 22 shkurt në Fushë Kosovë, falë një angazhimi intensiv të Sektorit Rajonal për Hetime – DRP Gjakovë.
Por, si ndodhi rasti?
Më 20 janar 2025, rreth orës 16:54, afër lokalit “Kids Center” në rrugën “Beqir Kastrati”, dy të rinj, u sulmuan me armë zjarri nga një veturë në lëvizje – një Golf 7.
Të dy viktimat ndodheshin në veturën e tyre Audi A6 kur u qëlluan nga autorët, të cilët më pas u larguan në drejtim të panjohur.
Fatmirësisht, viktimat nuk pësuan lëndime trupore dhe arritën të paraqiten në Stacionin Policor. Në vendin e ngjarjes, njësitet policore gjetën gëzhoja të armës së zjarrit, ndërsa vetura e dyshuar u zbulua e braktisur në sheshin “Agron Rama”.
Sot, në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe përmes një urdhërese të Gjykatës Themelore Gjakovë, është kryer kontroll në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve.
Gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një sasi e dyshuar e narkotikëve të llojit marihuanë si dhe një peshore digjitale, çka ka aktivizuar edhe njësinë për Hetimin e Narkotikëve (DHTN).
Lexo edhe:
https://www.facebook.com/photo/?fbid=998601785730968&set=pb.100067434661738.-2207520000
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



