I la në banesën e prindërve, si iu “avulluan” 94 mijë franga mërgimtares nga Peja? (VIDEO)

Një grua ka raportuar në Pejë ka raportuar në polici se i janë zhdukur 94 mijë franga zvicerane, të cilat, sipas saj, i kishte ruajtur në një valixhe në banesën e prindërve të saj.

Sipas raportimit nga gazetari Valdrin Daci rasti është raportuar nga një shtetase që jeton jashtë vendit, e cila ka deklaruar se pas kthimit në banesë nuk e ka gjetur valixhen me paratë, që i kishte lënë në banesën e prindërve.

Policia  dhe Prokuroria kanë konfirmuar se janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa deri më tani nuk është bërë e ditur nëse ka persona të dyshuar apo të arrestuar.

Autoritetet po hetojnë të gjitha rrethanat e rastit, përfshirë mënyrën se si ishin ruajtur paratë dhe çfarë ka ndodhur me to./Klankosova.tv

Vjedhje e rëndë në Pejë: Gruas i ‘avullohen’ 94 mijë franga që i mbante në valixhe

Latest news
Related news