“Tetori Rozë”, Rama: Kujdesuni për veten – mamografia falas

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit dhe parandalimit të kancerit të gjirit.

Me rastin e nisjes së këtij muaji, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u ka bërë thirrje grave dhe vajzave që të kujdesen për veten, duke bërë mamografi falas.

“Mirëmëngjes, dhe me thirrjen e përvitshme në çdo #TetorRozë për të gjitha gratë dhe vajzat që të marrin fare pak kohë për t’u kujdesur për veten, duke bërë mamografinë falas në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale në vend, ju uroj një muaj të mbarë”, ka shkruar shefi i qeverisë shqiptare, njofton Klankosova.tv.

The post “Tetori Rozë”, Rama: Kujdesuni për veten – mamografia falas appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news