Thaçi-Mehmeti: Kurti e nominoi Konjufcën për arsye elektorale

Edhe pak ditë kanë mbetur derisa mandatarit Glauk Konjufca, t’i kalojë afati për formimin e Qeverisë.

Me këtë rast, pritet që të shkohet drejt zgjedhjeve të reja, e ku data më e mundshme për këtë proces po përflitet 28 dhjetori.

Gazetarja e Klan Kosovës Ardiana Thaçi-Mehmeti, foli rreth arsyes se pse Albin Kurti e nominoi për shef të Qeverisë, ish-kryetarin e Kuvendit.

Thaçi-Mehmeti, deklaroi në emisionin e mëngjesit “Ora 7” se kjo ka ndodhur për arsye elektorale.

“Është mandatuar dy ditë para zgjedhjeve të balotazhit. Kurti si populist që është të gjitha kalkulimet i bën se sa vota do t’i përkthehen atij”, deklaroi ajo në Klan Kosova.

The post Thaçi-Mehmeti: Kurti e nominoi Konjufcën për arsye elektorale appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news