Therje me thikë mes të miturve në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Dy të mitur në Prishtinë kanë pësuar lëndime pasi dyshohet se janë përleshur fizikisht me një tjetër të mitur, i cili dyshohet se i ka goditur me një mjet të mprehtë.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ku njëri prej tyre është liruar, ndërsa tjetri vazhdon trajtimin.

I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë / 22.11.2025 – 20:00. Dy të dyshuar kosovar-të mitur, kanë pësuar lëndime pasi dyshohet se janë përleshur fizikisht me të dyshuarin tjetër kosovar, i cili dyshohet se i ka goditur me mjet të mprehtë-thikë. Të dyshuarit e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ku njëri prej tyre është liruar e tjetri vazhdon tretmanin, ndërsa i dyshuari tjetër është arrestuar  dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”. /Klankosova.tv

The post Therje me thikë mes të miturve në Prishtinë, arrestohet i dyshuari appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news