Një numër i tifozëve të Turqisë tashmë kanë arritur në Kosovë për ta përcjell finalen e madhe të playoff-it që nesër zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në Fadil Vokrri, e që pritet ta përcaktojë skuadrën që do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror.
Mexhit Bajrak, një tifoz i cili ka ardhur enkas për ta përkrahur kombëtaren e tij, tha se edhe pse ai edhe shokët e tij nuk kanë biletë, megjithatë duan ta shijojnë atmosferën e mirë.
Ai tha se pret një fitore të kombëtares turke.
“Mendoj se rezultati do të jetë 2:1”, deklaroi ai.
Bajrak ka edhe një grup të quajtur “Sento Pankart”, të cilët kanë përgatitur edhe pankarta me punë dore për ndeshjen e nesërme.



