Tjetër aksident i rëndë me disa të lënduar në rrugën Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy vetura

Një tjetër aksident rrugor është regjistruar në rrugën Gjirokastër-Tepelenë.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar dëme materiale dhe disa persona të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ambulanca, shërbimi zjarrfikës dhe forcat e policisë, të cilat kanë ndërhyrë për t’u dhënë ndihmën e nevojshme personave të përfshirë në aksident dhe për të siguruar zonën.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të përplasjes./A2Cnn

Latest news
Related news