Traktatet e anëtarësimit: Dokumentet e BE-së me masa speciale (VIDEO)

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, gjatë vizitës së saj në Sarajevë ka deklaruar se perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor mbetet “fort reale”, duke theksuar angazhimin e Unionit për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit.

Ajo tha se BE-ja do të punojë për të forcuar procesin e zgjerimit, ndërsa paralelisht po diskutohen “masa mbrojtëse” të forta në traktatet e anëtarësimit, sidomos në fushat e sundimit të ligjit dhe politikës së jashtme.

Edhe Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, ka mbështetur këto masa, duke theksuar nevojën për garantimin e reformave dhe shmangien e kthimit prapa në proceset demokratike. Ndërkohë, Irlanda që ka presidencën e radhës së BE-së ka prioritet zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën.

Latest news
Related news