Manchester City tenton t’ia rrëmbejë Arsenalit supertalentin Jeremy Monga

Manchester City ka hyrë fuqishëm në garë për transferimin e talentit 16-vjeçar të Leicester Cityt, Jeremy Monga, duke tentuar t’ia rrëmbejë lojtarin Arsenalit në momentet vendimtare të negociatave.

Sipas raportimeve, Arsenali kishte zhvilluar bisedime me Leicesterin për më shumë se një muaj, por nuk arriti të finalizojë marrëveshjen. Ndërkohë, Manchester City ka dërguar ofertën e tij gjatë 24 orëve të fundit dhe tani konsiderohet favorit për firmën e sulmuesit të ri.

Trajneri Enzo Maresca thuhet se ia ka prezantuar personalisht projektin Mongas, duke u përpjekur ta bindë një nga talentet më premtues të futbollit anglez që të zgjedhë “Citizens” për hapin e ardhshëm në karrierë.

Latest news
Related news