Tri bankënota të dyshuara si false në tri ditë – alarm në bankat për biznese në PrishtinëSinjali

Rastet e falsifikimit të parasë po kthehen në shqetësim serioz në Kosovë, teksa vetëm brenda pak ditësh janë zbuluar tri raste të ndara në të njëjtën bankë në Prishtinë – një tregues alarmues për përhapjen e mundshme të kartëmonedhave të falsifikuara në qarkullim.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se në Bankën për Biznese në Prishtinë, janë evidentuar tri raste të dyshimta që përfshijnë kartëmonedha euro të falsifikuara, të deponuara nga qytetarë të ndryshëm.

Më 24 prill 2025, rreth orës 11:00, dy punonjës të kësaj banke, M.P., dhe V.H., janë paraqitur në Stacionin Policor Qendra për të raportuar rastet:

Më 12 prill, një qytetar kishte deponuar një bankënotë në vlerë prej 100 euro, që dyshohej si e falsifikuar.

Më 18 prill, një tjetër person kishte deponuar po ashtu një bankënotë të dyshuar me të njëjtën vlerë.

Ndërsa më 16 prill, gjatë deponimit të pazari ditor nga një biznes, është zbuluar një bankënotë tjetër e dyshuar në vlerë prej 200 euro.

Të gjitha bankënotat janë sekuestruar përkohësisht nga Policia, dhe është përpiluar dokumentacioni përkatës. Ato janë dorëzuar për ekzaminim në forenzikë, ndërsa palët ankues kanë dorëzuar deklaratat e tyre.

Lidhur me rastin, është njoftuar Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila ka udhëzuar që rasti të trajtohet si “Falsifikim i parasë” dhe hetimet të vazhdojnë në procedurë të rregullt.

Sinjali do të ndjekë këtë rast me kujdes, për të sjellë më shumë të dhëna mbi origjinën e këtyre bankënotave dhe rrezikun që përfaqësojnë për qarkullimin financiar në vend.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news