Trump thotë se do të takohet me Putinin në Budapest për të diskutuar luftën në Ukrainë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar të enjten se do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, në Budapest, Hungari, megjithëse nuk ka dhënë ende një datë të saktë për takimin.

“Në sapo përfundova bisedën time telefonike me Presidentin Vladimir Putin të Rusisë, dhe ishte një bisedë shumë produktive,” shkroi Trump në rrjetin e tij social Truth Social.

“Së bashku kemi rënë dakord të takohemi në një vend të përcaktuar – Budapest, Hungari – për të parë nëse mund ta përfundojmë këtë ‘luftë të paturpshme’ midis Rusisë dhe Ukrainës. Nesër do të takohem me Presidentin Zelenskyy në Zyrën Ovale, ku do të diskutojmë rreth bisedës sime me Presidentin Putin dhe shumë çështje të tjera. Besoj se sot u bë përparim i madh,” shtoi presidenti amerikan.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha pas përfundimit të telefonatës se administrata “do të japë më shumë detaje sapo të jetë e mundur”.

“Kjo bisedë ndodhi sapo përfundoi, ndaj do të ofrojmë më shumë informacion sapo të kemi mundësi,” deklaroi ajo për gazetarët. /Kosova.info/

Latest news
Related news