Trump thotë se Irani dëshiron të de-përshkallëzojë

Sipas raportimeve të fundit, presidenti amerikan Donald Trump, ka thënë se Irani dëshiron të de-përshkallëzojë konfliktin me Izraelin.

Në një konferencë shtypi në samitin e G7-ës në Kanada, Trump u pyet nëse kishte dëgjuar ndonjë sinjal apo kishte parë ndonjë mesazh nga ndërmjetësit se Irani dëshiron të de-përshkallëzojë konfliktin.

“Po, ata do të donin të flisnin, por duhet ta kishin bërë këtë më parë”, tha presidenti amerikan, transmeton Klankosova.tv.

“Irani nuk po e fiton këtë luftë”.

I pyetur se çfarë do të duhej që ShBA të përfshihej ushtarakisht, ai tha: “Nuk dua të flas për këtë”.

The post Trump thotë se Irani dëshiron të de-përshkallëzojë appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news