Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se ka vendosur tarifa të reja. Tarifat deri në 50% do të vendosen mbi të gjitha importet e çelikut dhe aluminit në SHBA.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se ka vendosur tarifa prej 25 deri 50% në të gjitha importet e çelikut dhe aluminit – sipas tij ky vendim u morr me qëllim të forcimit të industrisë vendore dhe zvogëlimit të varësisë nga Kina.
Trump gjithashtu njoftoi se do të investon 14 miliardë dollarë në prodhimin e çelikut në Pensilvani përmes një bashkëpunimi të US Steel dhe Nippon steel, por nuk dha shumë detaje rreth këtij investimi por shtoi se çdo punëtor në industrinë amerikane të çelikut, së shpejti, do ta merr një bonus prej 5 mijë dollarësh.
Prodhimi amerikan i çelikut ka rënë gjatë viteve të fundit me Kinën dhe Indidnë si prodhuesit më të mëdhenj botëror , njëkohësisht rreth 25% të çelikut që përdorët në SHBA importohet nga Kanadaja apo Meksika dhe Trump ka thënë se kjo duhet të ndalon.
Njoftimi për tarifa të reja vie në kohën kur administrata e Trump po ballafaqohet me procese gjyqësore rreth tarifave të vendosura deri më tani.



