U 21, me golat e dy shqiptarëve Gjermania prek finalen e evropianit

Gjermania U21 e ka prekur finalen e Kampionatit Evropian me golat e dy futbollistëve shqiptar, Brajan Gruda dhe Nelson Weiper

Gruda realizoi në ndeshjen gjysmëfinale, në fitoren 3:0 kundër Francës.

21 vjeçari hyri në lojë në 19 minutat e fundit, derisa shënoi golin e tretë për Gjermaninë, në fundin e takimit.

Gol në këtë takim realizoi edhe Weiper, i cili e ka nënën shqiptare.

Ai shënoi golin e parë për kombëtaren e Gjermanisë, në minutën e 8-të.

Futbollisti me prejardhje shqiptare, ditë më parë e ka konfirmuar se është kontaktuar nga FSHF-ja, që të luaj për Kombëtaren e Shqipërisë.

20-vjeçari është aktualisht lojtar i skuadrës gjermane Mainz, ku sezonin e fundit shënoi tre gola në Bundesligë.

The post U 21, me golat e dy shqiptarëve Gjermania prek finalen e evropianit appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news