U fotografua me ariun e vrarë, shkarkohet nga pozita zyrtari maqedonas

Zëvendësdrejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë”, Sasho Drango, është shkarkuar nga detyra pas publikimit të një fotografie ku shfaqet me një ari të vrarë.

Ky incident ka ngjallur reagime të shumta nga organizatat për mbrojtjen e kafshëve dhe ka sjellë edhe një hetim nga Prokurorinë Publike në Manastir, raporton Alsat-M, transmeton Klankosova.tv.

Akti është dënuar ashpër  edhe nga organizatat joqeveritare për mbrojtjen e kafshëve “Anima Mundi”, të cilët kërkuan gjithashtu që të merret përgjegjësi penale.

Sipas ligjit për kafshët dhe gjuetinë, ariu është një kafshë nën mbrojtje, duke e bërë gjuetinë e tij të ndaluar.

Prokuroria Publike ka hapur një lëndë për të hetuar rastin.

 

 

The post U fotografua me ariun e vrarë, shkarkohet nga pozita zyrtari maqedonas appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news