Bota e futbollit është tronditur nga lajmi për vdekjen e futbollistit të Afrikës së Jugut, Jayden Adams, vetëm pak ditë pasi përfundoi pjesëmarrjen në Kupën e Botës.
Sipas raportimeve, 25-vjeçari u gjet i pajetë në shtëpinë e tij pasi ishte kthyer nga turneu.
Shkaqet e vdekjes ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet.
Në media ndërkombëtare kanë qarkulluar raportime që spekulojnë se ai mund të ketë kryer vetëvrasje, duke përmendur se vuante nga depresioni, por këto informacione nuk janë verifikuar nga burime zyrtare, transmeton Klankosova.tv.
Adams ishte pjesë e përfaqësueses së Afrikës së Jugut në Kupën e Botës, ku u aktivizua në tri ndeshjet e para të turnout, ai mungoi në përballjen ndaj Kanadasë në fazën e 1/16 së finales.
Vdekja e tij ka shkaktuar pikëllim në komunitetin e futbollit, ndërsa priten më shumë detaje nga autoritetet dhe Federata e Futbollit e Afrikës së Jugut lidhur me rastin.



